Anëtarësim me kushte ne BE dhe jo të drejtë vetoje si gjithë 27 anëtarët aktualë të Unionit. Ideja e re e Brukseslit nuk e ka gjetur të surprizuar Kryeministrin Edi Rama, i cili i pyetur nga Top Channel për propozimin e komisioneres Marta Kos, e konsideroi si një zhvillim shumë pozitiv për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perendimor që aspirojnë të anëtarësohen.