Shqipëria shënon përparim në raportin vjetor të “Freedom House”. Organizata me seli në Uashington vëren progres në disa fusha për avancimin e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve. Në indeksin e Lirisë Globale, vendi ynë, vlerësohet me 68 pikë, duke shënuar përparim me një pikë në raport me vlerësimin e vitit të kaluar. Vlerësimet janë për disa aspekte, përfshirë procesin e vetingut.