Shqipëria po afirmohet si një nga destinacionet më premtuese në turizmin ndërkombëtar, duke tërhequr vëmendjen për autenticitetin kulturor, natyrën e paprekur dhe përvojat që tejkalojnë pritshmëritë e vizitorëve. E përditshmja franceze “Le Figaro” që i dedikohet udhëtimeve kulturore e ka renditur vendin tonë ndër pesë destinacionet më të mira kulturore për udhëtime të organizuara.