14 kompani shqiptare që fokus kanë eksportimin e produkteve bujqësore morën pjesë në panairin e bujqësisë të zhvilluar në Beograd të Serbisë. E pranishme në panair ishte edhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila pas takimit me eksportuesit shqiptarë theksoi se marrëveshjet e nënshkruara mes vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë ndihmuar sektorin.