Një vit pas anëtarësimit me një mandat të përkohshëm dy vjeçar, Shqipëria mori presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB. Presidenca Shqiptare e Këshillit do të jetë nga 1 deri në 30 Qershor. Ferit Hoxha ambasador i Shqipërisë në OKB, dha detaje të prioriteteve qe Shqipëria angazhohet të përmbush gjatë presidencës në këshill.