Pas lajmit se Shqipërisë do t’i çelen negociatat më 15 tetor për anëtarësimin, kanë ardhur edhe reagimet e para në Greqi. Këtë herë është media helene që komenton ftesën e KE për vendin tonë dhe fshikullon kryeministrin Mitsotakis për qëndrimet e tij në lidhje me çështjen “Beleri”, që sipas shtypit grek kanë qenë jokoherente dhe e kanë dëmtuar Greqinë.