Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës 2023 NË Londër, aty ku theksoi ndihmën e Shqipërisë për Ukrainën. Xhaçka tha se duke mbështetur luftën për lirinë dhe të ardhmen e Ukrainës, po mbështesim të ardhmen e të gjithë globit.