Shqipëria avancoi rrugëtimin drejt unionit europian, duke zhvilluar mbledhjet e tretë ndërqeveritare me BE dhe hapjen e kapitullit të katërt. Nga Brukseli kryeministri Edi Rama e komentoi këtë zhvillim si “një ditë shumë e mirë për vendin tonë dhe një hap shumë motivues për të gjithë ne”.