Top Channel/ Shqipëria humb kapitenin, Gjimshiti dëmtohet që në stërvitjen e parë, mungon edhe Broja
02/09/2024 22:39

Sylvinho humbet edhe kapitenin Gjimshitin që në seancën e parë stërvitore në Tiranë. Në ditën e parë të grumbullimit thuajse të plotë të kombëtares kuqezi, vijnë lajme jo të mira për trajnerin Sylvinho. Në ndeshjen e kontrollit të zhvilluar mes lojtarëve të skuadrës që ishin të pranishëm në “Shtëpinë e Futbollit”, është dëmtuar kapiteni Berat Gjimshiti. Flitet për një tërheqje muskulare nga burime brenda skuadrës, duke qenë se gjithçka në këtë seancë stërvitore ka qenë me dyer të mbyllura, përveç 15 minutave të para të nxehmjes. Në vend të tij trajneri Sylvinho ka thërritur mbrojtësin e kombëtares U21, që ndodhet gjithashtu në grumbullim për ndeshjet e sajë, Adrian Bajramin, 22-vjeçarin që aktivizohet tek Benfika B në kampionatin portugez. Nuk dihet ende se sa do të zgjasë ky dëmtim i kapitenit, por që nga shenjat e para duket se kapiteni kuqezi dhe futbollisti i Atalantës mund të humbasë ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve atë përballë Ukrainës më 7 shtator ndërkohë që nuk dihet nëse do të jetë në gjendje për të qenë i gatshëm në ndeshjen e dytë, atë ndaj Gjeorgjisë më 10 shtator në Tiranë. Ndërkohë që ky grumbullim ka pasur disa ndryshime edhe për shkak dëmtimesh por edhe për zgjedhje të trajnerit. Kështu në këto ndeshje të para do të mungojë edhe Armando Broja, i zëvendësuar ditën e diel nga Myrto Uzuni i cili pritet të martën të mbërrijë në Tiranë. Gjithashtu në repartin e sulmit nuk është as Ernest Muçi i lënë jashtë për zgjedhje teknike, ashtu si edhe Kejdi Bare në mesfushë, apo portieri Etrit Berisha që mbeti jashtë grumbullimit për shkak se nuk ka ende një skuadër. Në pritje për të mbërritur tek grupi janë Enea Mihaj që pritet të vij të martën sëbashku me Mario Mitajn, i cili është në prag të ndryshimit të klubit dhe i është dhënë leje për përfundimin e dokumentacioneve. Mes të fundit lojtarëve që mbërrin është edhe Jasir Asani i cili udhëton nga Kore e Jugut.

Top Channel/ Pak orë nga starti i ndeshjes, në rrugët e Kosovës nis festa e çmendur e tifozëve
31/03 17:20
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top Channel/ Miqësorja Shqipëri-Ukrainë në Valencia, mund të jetë e fundit për Sylvinho
31/03 12:51
Top News – Kombëtarja luan me Ukrainën / Sylvinho-na pret një ndeshje e vështirë, e fortë
30/03 19:04
Top News – Sfida e madhe Kosovë-Turqi/ Foda: Shanset janë 50 me 50, do të japim maksimumin
30/03 14:58
Top News- Miqësorja me Ukrainën. Dëmtohet Muçi, probleme dhe për Asanin
30/03 12:50
Top Channel/ Sherr në Teuta-Besëlidhja, shoqërohen disa persona në komisariat, mes tyre dhe tifozë
29/03 22:06
Top Channel/ Përfundon ndeshja në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare përshëndetet me tifozët
26/03 23:08
Top Channel/ Goli i Zielinski në Varshavë, polakët provokojnë tifozët shqiptarë në tribuna
26/03 22:31
Top Channel/ Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin Kombëtar Shqiptar
26/03 21:08
Top Channel/ “Finalja” e parë me Poloninë, mbushet stadiumi në Varshavë
26/03 20:29
Top Channel/ Poloni-Shqipëri, luhet Botërori! Ndeshjen e play off në Digitalb
26/03 20:14
Top Channel/ Pak para ndeshjes, mijëra forca policie rrethojnë stadiumi në Varshavë
26/03 19:33
Top Channel/ “Finalja” e parë për në Botëror, forcat e policisë ‘blindojnë’ stadiumin në Varshavë
26/03 19:14
Top Channel/ Pranë ëndrrës së Botërorit/ Shqipëria sot në ndeshjen e parë play-off kundër Polonisë
26/03 15:46
Top Channel/ Demollari nderohet në Maliq. Ikona e futbollit shqiptar shpallet “Qytetar Nderi”
26/03 15:35
Top Channel/ Kosova përballë historisë. Dardanët në provën e ëndrrës së finales së Botërorit
26/03 15:27
Top Channel/ Ndeshja e shumëpritur Poloni-Shqipëri, ‘vishte’ me flamurin gjigant ndërtesën në Fier
26/03 15:23
Top Channel/ Një hap larg Botërorit, Shqipëria përballë Polonisë për të mbajtur gjallë shpresën
26/03 12:53