Shqipëria ka hapur grupkapitullin e tretë të negociatave me Bashkimin Evropian, atë të “Konkurrueshmërisë dhe Rritjes Gjithëpërfshirëse”. Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, përgëzoi Shqipërinë, duke e cilësuar këtë hap si një afrim konkret drejt BE-së dhe forcim të ekonomisë shqiptare.