Ambasadori Ferit Hoxha ka folur në emër të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke deklaruar se Shqipëria mbështet pa kushte Ukrainën. I dërguari i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha është shprehur se Shqipëria e mbështet pa asnjë kusht Ukrainën, pas agresionit rus të natës së 24 shkurtit. “I bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë dhe të reflektojë menjëherë. Misioni i tyre si një vend i madh në botë, është ta ruajnë paqen dhe jo ta prishin atë”.