Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbyll sot fushatën në Berat. Para mbështetësve, ai e quajti programin e Aleancës Shqipëria Madhështore si jetik për vendin, ndërsa u ndal te programet për të rinjtë, në mënyrë që sipas tij, të mos largohen nga vendi, por të jetojnë dhe punojnë në atdhe.