Aleksandar Vucic nuk e përtyp dot idenë e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim në mbrojtje me Kosovën: Presidenti serb deklaroi se me këtë veprim, Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur “një garë armësh”. Është situatë e vështirë për ne, por e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Ne do ta ruajmë vendin tonë, do t'i pengojmë ata dhe gjithmonë do ta mbrojmë me sukses nga çdo agresor i mundshëm, qoftë edhe një agresor kaq të fuqishëm.