Top Channel/ Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dy vitet e ardhshme
11/06/2021 18:18

Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Kjo shënon herën e parë të përzgjedhjes në këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku mbështet nga 175 vende anëtare të OKB-së nga 190 vende që morën pjesë në votim. Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina që kanë të drejtë vetoje si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar. Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurrentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Për t’u zgjedhur, secilës prej tyre i duhej të siguronte dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së. Votimi ishte i fshehtë. Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka qenë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Vendet kandidate do të zëvendësojnë pesë anëtarë aktualë, Estonia, Nigeri, Saint Vincent dhe Grenadines, Tunizia dhe Vietnami. Mandati i anëtarëve të rinj fillon më 1 janar 2022 dhe do të shërbejnë deri në 31 dhjetor 2023. Pesë shtetet e tjera në grupin e 10 anëtarëve jo të përhershme janë India, Irlanda, Kenia, Meksika dhe Norvegjia. Këshilli i Sigurimit merret me paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ai ka kompetenca të dërgojë paqeruajtës në rajone të trazuara, si dhe të miratojë sanksione.

Top News – Pas debateve me Ramën e Ismailin. Spiropali, mesazh ‘të koduar’ në rrjetet sociale
29/03 16:49
Top Channel/ Debat në PS? “S’ka përçarje”/ Kryeparlamentari minimizon përplasjen Spiropali-Ismaili
29/03 15:07
Top News – ‘Kredi për bizneset, garante qeveria’. Rama njofton programin mbështetës për sipërmarrjen
29/03 14:40
Top News – Sherri për bojën e makinës, tre të arrestuar në Korçë, procedohet edhe viktima
29/03 14:40
Top News – Rama: Lirimi i hapësirave publike vazhdon, aksione edhe në fshat
29/03 14:37
Top News – ‘Flasim me qytetarët’. Rama: Fazë e re komunikimi në territor për punët tona
29/03 14:37
Top News – Investimet e huaja në Shqipëri, Rama: Ka interes të shtuar. E ardhmja është sot
29/03 14:33
Top News – Rama: Ekonomia vijon rritjen, jemi qartësisht në zhvillim të qëndrueshëm
29/03 14:32
Top News – ‘Çmimet nuk i vendosim ne’. Rama tregon punën e Bordi të naftës
29/03 14:30
Top News – ‘Bordi mbron qytetarët’. Rama: Çmimet i vendosim sipas lëvizjeve në bursë
29/03 13:58
Top News- Katër idetë e PS për ‘territorialen’/Nga Bashki më të mëdha, deri te shkrirja e 12 qarqeve
29/03 13:49
Top Channel/ “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, qeveria sjell një program të ri, do t’i vijë në ndihmë…
29/03 13:05
Top Channel/ Debati mes ministres Ismailaj dhe Spiropalit në Grupin e PS, reagon Peleshi: Kishte…
29/03 13:04
Top Channel/ Zjarr në një banesë në Orikum, shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale
29/03 13:00
Top Channel/ Prishet rruga/ Në Labovë të Gjirokastrës, banorët: Të sëmurët i transportojmë në krah
29/03 12:18
Top Channel/ Punëtorë të huaj në Elbasan/ Zgjidhje për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore
29/03 12:16
Top Channel/ Lushnjë, nafta rrit çmimin e ujit / 10 lekë më shumë për çdo bidon
29/03 12:14
Top Channel/ Magazinë me drogë, 4 në pranga/ Shijak, policia arreston edhe një punonjës të OSHEE
29/03 12:13
Top Channel/ Zhvendosen mbetjet toksike /Pas ankesave, 102 kontejnerët zhvendosen në një zonë tjetër
29/03 12:08
Top Channel/Debatet me dyer të mbyllura në PS/Spiropali u përplas me ministren Ismaili, ndërhyn Rama
29/03 12:04