Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti mëngjesin e kësaj të mërkure homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba. Kryediplomati Hasani theksoi se Shqipëria do të vijojë përpjekjet për rivendosjen e integritetit territorial, sovranitetit, pavarësisë dhe lirisë së Ukrainës, si edhe për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera gjatë agresioni.