Top Channel/ “Shqipëria, 920 mln € nga BE”, Von Der Leyen në Tiranë: Keni bërë hapa të mëdhenj
23/10/2024 19:49

Një vit pasi shpalli planin e rritjes ekonomike të BE për Ballkanin Perëndimor gjatë Samitit të Procesit të Berlinit, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen erdhi në Tiranë kësaj here duke treguar se sa do të përfitojë Shqipëria prej këtij plani 6 miliard Euro. Jam tejet e gëzuar të shoh se sa shumë ka arritur tashmë Shqipëria në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. Ju dhe ekipi juaj keni bërë një punë të shkëlqyer për axhendën e reformave. Tani duhet të fillojmë edhe me para-financimin prej 64 milion eurosh deri në fund të vitit. Pra, cilësia e planit të reformave është e mirë, kështu që edhe këtë vizion e kemi të qartë. Gjithsej Shqipëria do të marrë më shumë se 920 milion euro nga plani i rritjes. E ndërsa paratë janë të rëndësishme për çdo vend kryeministri Edi Rama ri përsëriti ambicien se kur do te mundet Shqipëria të jetë anëtare në BE. Duam që brenda kësaj dekade të jemi gati. Ashtu siç ishim gati kur KE dha rekomandimin për të dhënë negociatat dhe Këshilli tha “Jo”. Në këtë rast nëse jemi gati brenda 2030-s, do të thotë që në Shqipëri dhe për shqiptarët më në fund të ketë një shtet që funksion si një shtet i BE”. Komisioni do të nxjerrë raportin për situatën e zgjerimit. Pra, do të bëhet një shpjegim i çdo vendi kandidat, cila është situata në ato vende dhe do ta shikoni që rezultatet për Shqipërinë janë të shkëlqyera. Kështu që, ky është një proces ku të gjitha shtetet anëtare, luajnë rolin e tyre për të parë sesi po ecin gjërat me transparencë të plotë. Kështu funksionojnë gjërat. Këtu me Shqipërinë kemi shembull vërtetë të shkëlqyer, pra gjërat kanë ecur shpejt dhe në rast se gjërat ecin siç duhet, ne ndoshta, do të hapim të gjithë grup-kapitujt në fund të vitit të ardhshëm, pra është një plan ambicioz. Do të ketë nevojë për shumë punë, kështu që prandaj, është e arsyeshme që të mos kemi një datë të saktë, por që duhet bërë e gjithë puna për t’u bërë shtet anëtar dhe që ky proces varet nga merita e çdo vendi. I pyetur për protestën e opozitës shqiptare përpara parlamentit europian kryeministri dha këtë përgjigje. Dyshe për tango. Muzika e BE me detyra konkreke me monitorim shumë të imësishëm. Do të ishte shumë mirë të ndodhte...por nga ana tjetër ne nuk mund të qëndrojmë në ved e ta vajtojmë këtë situatë. Më herët a vonë kjo do të ndodhi.......është fillimi fundit të një historie të gjatë...do të nisë...na duhet edhe ca durim. Pas konferencës për shtyp kryeministri Edi Rama bashkë me presidenten e Komisionit europian Ursula von der Leyen morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës.

Top Channel/ Kërcënimi me jetë i Adriana Kalasë, Berisha akuzon Ramën: ‘Vrasës digjital’ i…
26/03 14:25
Top Channel/ ‘Rruga e vetme është protesta’, Berisha: Nuk ka nevojë për bord nafte, duhen…
26/03 14:20
Top Channel/ Berisha: Adriana Kalaja është kërcënuar nga vrasës dixhital, por prokuroria nuk hap…
26/03 14:18
Top Channel/‘Problemi i vetëm i tyre pse proteston Opozita’,Berisha: Nuk ka skllavëri më të madhe…
26/03 14:17
Top Channel/ Berisha: Rama po varros vendimin për Ballukun, e ndaluar të përdoret në studio…
26/03 13:57
Top Channel/ “Kush thotë jemi të këqij u them shihni veten”/ Rama: Po lëmë pas korrupsionin, ky…
26/03 13:45
Top Channel/ Rama flet për panairin e 1935: Një shqiptare prezantoi rakinë në Fiera Del Levante…
26/03 13:35
Top Channel/ ‘Kemi 12 milionë turistë’, Rama: Shqipëria një vend që po e le pas korrupsionin dhe…
26/03 13:29
Top Channel/‘Krenar që kemi një ministre digjitale’,Rama:Kemi mbyllur hendeqe historike, energjia…
26/03 13:26
Top Channel/ Rama: MatchMaker sot në një nivel tjetër, tani më e lehtë për tu rikthyer në Shqipëri
26/03 13:20
Top Channel/ ‘Ai qeni që hapi këtë event është shqiptar’, Rama:Panairet një mënyrë për të rrëfyer…
26/03 13:17
Top Channel/ “Do blejmë çdo armë që duhet”, Kryeministri: Shqipëria e mbrojtur nga NATO
26/03 12:15
Top Channel/ “Shikohet çmimi i shitjes së karburanteve krahasuar me bursën”, mblidhet Bordi për…
26/03 12:11
Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44