Shqipëria rrezikon të marrë një tjetër gjobë mbi 100 milionë euro në arbitrazh për shkak të vendimeve të marra nga Ministria e Infrastrukturës që aktualisht drejtohet nga Belinda Balluku. Kompania turke Kurum, fitoi në 2011-ën një koncesion 30-vjeçar për menaxhimin e terminalit të kontenierëve në portin e Durrësit. Por, në 2017-ën, Damian Gjiknuri ministri i atëhershëm kërkon anulimin e koncesionit duke hapur çështje gjyqësore për shkak të mospërmbushjes së kushteve kontraktuale nga kompania.