Albin Kurti dhe Edi Rama do të jenë sërish kryeministra të Kosovës dhe Shqipërisë, edhe pas ftohjes së marrëdhënieve me njëri-tjetrin. Analistët në Prishtinë thonë se bashkëpunimi duhet të vazhdojë dhe raportet personale të mos dëmtojnë marrëdhëniet dy vendeve.