Nga prodhimi i anijeve luftarake dhe municioneve, te krijimi i sistemeve të paralajmërimit të hershëm për mbrojtjen civile. Fokusin kryesor të mbledhjes historike mes dy qeverive në Romë e zuri mbrojtja. Tetë nga 16 marrëeshjet e firmosura mes kabineteve të Giorgia Melonit dhe Edi Ramës ishin në fushën e mbrojtjes, industrisë ushtarake dhe mbrojtjes civile. Dy prej marrëveshjeve në fushën e mbrojtjes parashikojnë prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman nga një kompani e përbashkët mes dy vendeve, e cila do të prodhojë jo vetëm për Shqiërinë, por edhe për vendet e tjera, si dhe mbrojtjen kibernetike. Me rëndësi është edhe marrëveshja për mbrojtjen civile. Kjo e fundit parashikon krijimin e të gjitha sistemeve të paralajmërimit të hershëm, si dhe futjen në vendin tonë të numrit evropian 112, që qytetarët mund t’i referohen për emergjencat.