Marrëdhëniet seksuale me të mitur dhe mes të miturve po shtohen dita ditës në mënyrë shqetësuese. Viti 2025 në 5 muajt e parë të tij, në Elbasan ka shënuar rreth 50% më shumë vepra penale të kësaj natyre, krahasuar me vitin paraardhës. Shkaqet janë të shumta, kryesore mbeten rrjetet sociale.