Kreu delegacionit të BE në Tiranë Luigi Soreca nga një takim konsultativ me Ministrinë e Punëve të Brendshme iu bashkua shqetësimit për rritjen e krimeve mjedisore. “Dua të fokusohem edhe te krimi mjedisor. Ky krim është krim pa viktima. Kimi mjedisor sjell shumë para dhe mund të jetë po aq fitimprurës sa trafiku i drogës dhe më i vështirë për t’u kapur”, u shpreh Soreca.