Top Channel/ Shpresë për udhëtimin në Europë, EMA nis shqyrtimin e vaksinës kineze
04/05/2021 15:04

Agjensia Europiane e Barnave ka nisur shqyrtimin e vaksinës kineze të koronavirusit, Sinovac, teksa të dhënat fillestare të studimeve laboratorike dëshmojnë sipas EMA-s, se kjo vaksinë prodhon vërtet një përgjigje imunitare. Shqyrtimi i lejon rregullatorët e BE-së të vlerësojnë të dhënat sapo ato bëhen të aksessueshme deri në momentin që konsiderohet se ka prova të mjaftueshme për një autorizim zyrtar përdorimi. EMA nuk dha ndonjë afat kohor për vendimin e saj final, por sqaroi se procesi i verifiimit do të marrë më pak kohë se zakonisht, sepse një pjesë e punës është kryer që gjatë rishikimit të parë. Agjensia është duke kontrolluar sakaq të dhënat e tre vaksinave të tjera, Sputnikun rus, vaksinën mRNA të CureVac dhe atë me bazë proteinike të Novavax. Vaksina Sinovac përdor një virus joaktiv i cili nuk shkakton dot sëmundje. “ Ne do të shohim nëse vaksina kineze përputhet me standartet e zakonshme të EMA-s përsa i takon efikasitetit, sigurisë dhe cilësisë”, thuhet në deklaratën e saj. Agjencia Europiane e Ilaçeve deri më tani ka miratur katër vaksina në Bashkimin Evropian: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Një ditë më parë, Komisioni Europian u propozoi vendeve anëtare të Bashkimit Europian që t’i lehtësojnë kufizimet aktuale të udhëtimeve jothelbësore për qytetarët e të ashtuquajturave vende të treta. Rekomandimi vlen për qytetarët e vaksinuar kundër koronavirusit, me vaksina të miratuara nga EMA.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02