Vizita e kryeministrit Albin Kurti dhe e presidentit serb, Aleksandar Vucic në Berlin shtoi shpresat për arritjen e një marrëveshjeje për targat e automjeteve. Që prej tetorit të vitit të kaluar, dy vendet po zbatojnë një ujdi të përkohëshme që i detyron të vendosin letër ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e tyre deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare.