Një shtëpi u shkrumbua nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Kodhel të Lezhës. Në momentin që ka rënë zjarri në banesë ndodheshin vetëm 4 nga 5 anëtarët e familjes. Gjithçka që ishte brenda është djegur, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike. Zjarri është parë nga djali i madh që ka zgjuar nënën dhe dy motrat, dhe më pas kanë dalë menjëherë nga shtëpia.