Një 22-vjeçar i cili doli vullnetar për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit të zhdukur në Kanionet e lumit Osum, është shpëtuar mrekullisht pasi iu përmbys gomonia. I riu me iniciale Xh. K., i cili ishte bashkuar në mënyrë vullnetare me grupin e kërkimit për gjetjen e personi të humbur, mbeti i bllokuar një ditë më parë.