Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, tre juristët e koalicionit “Bashkë Fitojnë” dështuan t’ia heqin mandatin Kreshnik Hajdarit, kryebashkiak i Kuçovës. Sipas tyre, mjaftonte mos deklarimi në formularin e dekriminalizimit të dëbimit të zotit Hajdari në vitin 1999 nga Greqia për t’i ndërprerë mandatin. Madje ata ngulmuan se ai kishte konsumuar edhe një vepër penale.