Problematikat e vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike në fshatin Barbullojë të Lezhës kanë marrë vëmendjen e OSHEE-së. Agjencia e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur ndërhyrjen për ndërtimin e linjave të reja, pasi rrjeti ekzistues kishte degraduar për shkak të mungesës së investimeve prej dekadash.