Top Channel/ “Shpëtoji serbët, Trump”: Vuçiç dhe Dodik kërkojnë ndihmën e presidentit amerikan!
27/08/2025 10:46

Presidenti serb, Aleksandar Vucic dhe kreu i Republikës Srpska, Milorad Dodik po kërkojnë afrimin me Donald Trumpin. Vucic prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë shefin e Shtëpisë së Bardhë. Ai nuk ia doli ta realizonte këtë takim në muajin maj në Florida, dhe u kthye papritur në Serbi në rrethana ende misterioze me pretekstin e "dhimbjeve në gjoks". Megjithatë, sic thotë DW, fushata diplomatike për takimin e shumëdëshiruar, vazhdon. Krerët e qeverisë serbe kanë folur vazhdimisht për një lloj dialogu strategjik me Amerikën dhe kthimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në "nivelin e tyre të mëparshëm". Kështu, në fillim të gushtit, u zhvillua një takim midis Ministrit të Jashtëm serb Marko Gjuric dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, të cilin pala amerikane praktikisht nuk e komentoi, por megjithatë Gjuric e vlerësoi takimin si "historik". Dëshirave të Presidentit serb iu bashkua edhe Dodik, i cili gjithashtu kërkon të takohet me Trumpin. Madje, anëtarja serbe e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljka Cvijanovic, nisi një propozim për t'i dhënë Trumpit Çmimin Nobel për Paqen. Bazuar në disa veprime të mëparshme, është e mundur të supozohet se Vuçic dhe Dodik, vazhdon shkrimi, do të përpiqeshin të paraqiteshin në Amerikë si "europianë konservatorë të MAGA-s" të cilët, ashtu si Trumpi, po ngacmohen nga forcat globaliste të krahut të majtë. Analisti Boshko Jakshic it ha DW se Vucic është i etur për të takuar Trumpin sepse e sheh si aleat ideologjik dhe kjo është arsyeja pse Vuçiq po distancohet nga Europa, por nuk llogarit ndërkohë se republikani është pragmatik e i orientuar drejt biznesit dhe nuk është i interesuar për afërsinë ideologjike, dhe në këtë fushë biznesi, Serbia praktikisht nuk ka asgjë për të ofruar.

Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28