Anri Kashiku është i riu që humbi jetën pasi arriti të shpëtonte dy të mitur që po mbyteshin në Durrës. Sipas informacioneve, ai ka lindur në Librazhd dhe banues në sektor “Rinia” të Durrësit. Policia kufitare e Durrësit e ka gjetur pa jetë trupin e të riut. Pasdrekën e sotme shërbimet e Policisë Kufitare u angazhuan në një operacion kërkim-shpëtimi për të riun dhe kanë mundur ta gjejnë dhe nxjerrin nga uji, trupin e pajetë të të riut.