Efektivët e kërkim-shpëtimit kanë ndihmuar 2 turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në malin e Jezercës, ditën e sotme në lartësinë 2500 metër, për shkak të motit të keq. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili është shprehur se gjendja shëndetësore e turistëve është e mirë pas operacionit të shpëtimit.