Një lokal në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës ka qënë shënjestër e një sulmi. Në orët e para të mëngjesit në derën e lokalit bar kafe ka shpërthyer lëndë eksplozive e vendosur nga persona ende të paidentifikuar. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, ndërsa shpërthimi është konstatuar nga pronari i lokalit, Fran Kolbuçaj 65 vjeç. Nga shpërthimi i lendes plasëse për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.