Një shpërthim i fuqishëm në një kompani të specializuar në prodhimin e eksplozivëve ushtarakë në Tennessee ka shkaktuar disa viktima, ndërsa 19 persona rezultojnë të zhdukur, sipas raportimeve të para nga autoritetet lokale dhe agjencitë ndërkombëtare të lajmeve. Ngjarja ndodhi të premten në orët e vona në objektin e kompanisë që ka marrë përsipër prodhimin e eksplozivëve, në jugperëndim të qytetit Nashville. Kompania është një nga furnizuesit kryesorë të eksplozivëve për përdorim ushtarak në SHBA.