28 të vdekur e 17 të plagosur është bilanci i shpërthimit të fuqishëm që goditi një minierë qymyrguri në veri të Turqisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në provincën Bartin. Rreth 110 persona ndodheshin brenda minierës në momentin e shpërthimit; gati gjysma prej tyre në mbi 300 metra thellësi.