Top Channel/ Shpërthim në Mitrovicën e Veriut! Plagosen dy persona, policia: Jo për motive etnike
16/01/2024 20:17

Dy persona janë lënduar nga shpërthimi i së mesnatës së të hënës në Veri të Mitrovicës. Sic njofton Policia e Kosovës, shpërthimi erdhi nga një granatë dore që u hodh nga disa persona pranë një lokali në këtë zonë. “Ngjarja ndodhi në orën 23:50 të 15 janarit, kur tre persona, të nacionalitetit serb – dy prej të cilëve u plagosën – dolën nga një lokal i njohur si "Bishevac" në Mitrovicë të Veriut dhe me të dalë, një veturë u është afruar, prej së cilës është hedhur një granatë dore”, thuhet nga Policia e Kosovës. Ndërkohë, gjendja shëndetësore ë njërit prej të lënduarve është e rëndë. Për mediat serbe në Veri të Mitrovicës drejtori i Spitalit të këtij qytetit ka bërë të ditur se i njëjti është jashtë rrezikut për jetën. “Të gjitha procedurat diagnostike dhe konsultimet me specialistë të tjerë janë ende duke u bërë. Gjatë ditës do të vendoset nëse ai do të vazhdojë trajtimin në këtë qendër, apo do të ketë nevojë për trajtim në një institucion tjetër shëndetësor terciar në nivel të Serbisë” ka thënë Zllatan Elek. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorëve. Ky nuk është rasti i vetëm i shpërthimeve të tilla në Mitrovicë të Veriut, pasi dy vitet e fundit këto janë shpeshtuar, përfshi edhe shpërthimet në institucionet publike.

Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00