Një person humbi jetën e 5 të tjerë mbetën të plagosur nga një shpërthim përpara një gjykate në Podgoricë; njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë. Një 39 vjecar me inicialet M.B. mendohet të ketë aktivizuar një bombë dore në hyrje të ndërtesës së Gjykatës Themelore, nga e cila humbi jetën vetë. Të plagosurit janë persona që ndodheshin aty pranë.