Një sasi tritoli ka shpërthyer në një lokal në Shkodër në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ndodhi në zonën e Fermentimit rreth orës 2:00 te mëngjesit. Lënda plasëse është vendosur në lokalin ne pronësi te shtetasit F.K, 45 vjeç. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive ka vetëm dëme materiale. Deri më tani autori mbetet i paidentifikuar ndërsa policia po punon për zbulimin e tij.