Dy biznese dhe një makinë e parkuar janë dëmtuar nga shpërthimi me lëndë plasëse në një zyrë noteriale në Tiranë. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat ka siguruar dëshminë e pronares së noterisë, së cilës iu vendos lëndë plasëse këtë mëngjes në rrugën “Perlat Rexhepi” në Tiranë.