Një sasi eksplozivi ka shpërthyer rreth orës 02.00 pas mesnate në fshatin Berdenesh të Sarandës. Shpërthimi ka ndodhur në murin rrethues të një banese private dhe është konstatuar në mëngjes nga pronarja e saj, shtetasja S. I. e cila ka njoftuar më pas policinë.