Një shpërthim me granatë dore ka ndodhur në tregun e kafshëve në Prizren, ku si pasojë u lënduan 10 persona. Prokuroria Themelore në Prizren njofton se është arrestuar njëri nga të dyshuarit për shpërthimin e granatës së dorës në tregun e kafshëve në Prizren. Në komunikatën e Prokurorisë thuhet po ashtu se nga ky shpërthim dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore, pesë prej tyre janë dërguar nê QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm mjekësor, ndërsa pesë persona tjerë janë liruar në shtëpi pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Prizrenit.