Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një fabrikë makaronash në Sakarya të Turqisë, duke plagosur të paktën 21 persona. Sipas raportimeve nga mediat lokale, shpërthimi ka ndodhur në çatinë e fabrikës, ndërsa zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët. Guvernatori i Sakaryas, Yasar Karadeniz, bëri të ditur se gjatë shpërthimit në fabrikë janë plagosur gjithsej 21 persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Ndërkohë forcat e kërkimshpëtimit po punojnë për të kontrolluar nëse kanë mbetur apo persona të bllokuar brenda fabrikës.