Shpërthimi i një bombule gazi për pak nuk u kthye në tragjedi për familjen Bardhi në lagjen 5 Maji në Elbasan. Duket e pabesueshme që një bombul gazi 5 litroshe shkatërroi totalisht investimin e një jete. Kjo shtëpi është e pabanueshme, ndërsa Delina Bardhi dhe djali i saj gjenden në qiell të hapur.