Një vullkan në Islandën jugperëndimore ka shpërthyer për herë të gjashtë që nga dhjetori, duke nxjerrë lavë përmes një çarjeje të re në gadishullin Reykjanes. Nga videot e publikuara shihet një llavë portokalli që shpërtheu nga një çarje e gjatë, duke ndriçuar tymin që ngrihej në qiellin e natës.