Top Channel/ Shpërthen vullkani në Indonezi, vdesin 11 alpinistë: “Ferri mbi tokë”!
04/12/2023 11:56

Njëmbëdhjetë alpinistë u gjetën të vdekur pranë kraterit të vullkanit Marapi në Indonezi, i cili shpërtheu papritur gjatë fundjavës. Tre persona u arrit të shpëtoheshin sot, por 12 të tjerë konsiderohn të zhdukur, dhe për momentin kërkimet janë pezulluar, për shkak se vullkani pati edhe një shpëthim tjetër, ndonëse më të vogël. Mali Marapi është një prej 127 vullkaneve më active të Indonezisë. Reja e hirit që u ngrit në ajër pas shpërthimit të tij mbërrinte deri në 3 km sipas BBC. Autoritetet kanë vendosur nivelin e dytë më të lartë të alarmit pas situatës së krijuar dhe i kanë ndaluar banorët t`i afrohen kraterit në një rreze prej 3 kilometrash. Tre personat e shpëtuar, të cilët u gjetën gjithashtu pranë kraterit, kishin marrë shumë djegie në trup. Dyzet e nëntë alpinistë janë evakuar gjithsej nga zona, dhe pjesa më e madhe e tyre kanë djegie të ndryshme, si dhe fraktura. Zyrtarët vendas thonë se nuk mund të realizonin kërkime nga ajri me helikopterë, sepse aktiviteti vullkanik po vazhdon. Ata premtuan megjithatë t`i vazhdojnë kërkimet pavarësisht rreziqeve, dhe sqaruan se ndërprerja e tyre është vetëm e përkohshme. Arkipelagu indonezian ndodhet në të ashtuquajturën Unazë të Zjarrit të Paqësorit, ku takimi i pllakave kontinentale shkakton aktivitet të lartë vullkanik dhe sizmik.

Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23
Top Channel/ Blegtorët në protestë për subvencione, kërkojnë rritje financimi dhe naftë
07/04 15:22
Top Channel/ Ndryshon Ligji për pastrimin e parave, deputetët votojnë draftin
07/04 15:16
Top Channel/ Gjykata refuzon Ballukun, kërkoi rrëzimin e masës për pezullimin nga detyra
07/04 15:13