35 të vdekur e dhjetëra të lënduar është bilanci tragjik i shpërthimit që shkatërroi një pikë karburanti në republikën jugore ruse të Dagestanit. Tre prej të vdekurve ishin fëmijë, pohoi guvernatori rajonal, Sergei Melikov. Zjarri nisi në një oficinë për riparimin e automjeteve të ndodhur aty pranë, por flakët u përhapën shpejt duke mbërritur tek pika e karburantit, nga e cila, tashmë nuk ka mbetur vecse një gërmadhë e madhe.