Franca ka sekuestruar nje peshkarexhe angleze, nën akuzën se ka shkelur ujrat e saj territoriale, një incident ky që rikthen tensionet e lindura mes dy vendeve pas Brexitit për cështjen e peshkimit. Parisi kërcënon të bllokojë lëvizjen e mallrave nga Britania e Madhe dhe furnizimin energjetik, ndërsa Boris Johnson nga ana e tij shprehet i gatshëm për kundërpërgjigje.