Top Channel/ Shpërthen festa pas paqes, mijëra izraelitë vërshojnë në sheshe
13/10/2025 23:10

Atmosfera në disa qytete të Izraelit dhe Palestinës ndryshoi ndjeshëm. Pas muajsh të gjatë tensioni dhe dhimbjeje, njerëzit përjetuan një moment të rrallë gëzimi dhe shprese. Marrëveshja e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët çoi në lirimin e 20 pengjeve izraelite nga Gaza dhe gati 2,000 të burgosur palestinezë, në një shkëmbim që u prit me emocione të forta nga të dyja palët. Në Tel Aviv, mijëra qytetarë u mblodhën në “Sheshin e Pengjeve” për të përjetuar së bashku kthimin e atyre që kishin qenë në robëri që nga sulmi i 7 tetorit 2023. Ndërsa një helikopter ushtarak transportonte të liruarit drejt një spitali pranë qytetit, turmat brohoritën dhe përqafuan njëri-tjetrin. Në ekranet e mëdha, transmetoheshin pamjet prekëse të ribashkimit me familjarët, skena që rrallëherë janë parë në një vend që ka përjetuar shumë tragjedi në muajt e fundit. Festa nuk mungoi as në anën palestineze. Në Khan Younis, qytetarët dolën në rrugë për të përshëndetur kthimin e të burgosurve. Disa prej tyre kishin kaluar vite të tëra në burgjet izraelite. Ndërkohë, në Ramallah, njerëzit pritën me entuziazëm 88 të dënuar me burgim të përjetshëm, disa prej të cilëve ishin ndarë nga familjet për mbi dy dekada.

Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47