Deklaratat e një ish zyrtari rus se vrasja e ambasadorit të Polonisë në Moskë do të ishte e pranueshme, kanë vënë në alarm Varshavën zyrtare. Ministria e Jashtme polake thirri për shpjegime ambasadorin rus teksa jehona e pohimeve të Pavel Astakhov, vazhdon ende. Ish avokati për të drejtat e fëmijëve nga viti 2009 deri më 2016, i bëri këto deklarata gjatë një programi televiziv të udhëhequr nga propagandisti rus, Vladimir Solovyov.