Amerikanët në disa qytete kanë nisur protestat kundër Presidentit Donald Trump. Një turmë e madhe qytetarësh u mblodh që në orët e para të mëngjesit në Liberty Plaza, përballë Kapitolit të Shtetit të Xhorxhias në Atlanta, duke protestuar kundër paradës ushtarake të Presidentit Donald Trump, në Uashington.