Magazina e një lokali të vogël është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në Ishull-Lezhë. Zjarri ka përfshirë pjesën e pasme të lokalit duke djegur disa orendi shtëpiake. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e shpërthimit të dy bombulave të gazit, pasi kryefamiljari i kishte vënë në punë dhe po bënte kazanët e rakisë.