Një 36-vjeçar është arrestuar në Lushnjë pasi shpërndante lëndë narkotike në qytet. Blutë bëjnë me dije se në pranga ra shtetasi O. H., 36 vjeç. Sakaq, pas kontrollit fizik uniformat blu sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.